image Kurti tregon postin e Vjosa Osmanit nëse ai bëhet kryeministër

Politikë

Zgjedhjet/ Kurti tregon postin e Vjosa Osmanit nëse ai bëhet kryeministër

news image

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeminister, Albin Kurti, ka thënë se nëse ai i fiton zgjedhjet e 6 tetorit, kandidaten e LDK-së Vjosa Osmani, do ta bëjë kryeparlamentare.

Kurti ka thënë se nëse nuk fiton VV-ja, “do të mbetet shteti i kapur dhe PDK-ja në pushtet”.

Një teori që PDK-ja e VV-ja të jenë bashkë në opozitë, sipas Kurtit, është e pamundshme. “Jemi dy pole. O ne o PDK-ja”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Nesër kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Më mandatojnë për kryeministër. Pas fitores, unë e bëj e zonjën Vjosa kryeparlamentare. Nëse s’jemi të parët, nuk shoh ç’kapje të shtetit”, ka thënë ai duke shtuar se nëse LDK-ja fiton dhe i ofron VV-së bashkëpunim, “në situatë të tillë hipotetike duhet të kthehem te këshilli i përgjithshëm”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, VV-ja do të fitojë më shumë se 1/3 e ulëseve në Kuvend me synimin që të marrë rreth 250 mijë vota.

Duke komentuar kundërkandidatët, Kurti ka thënë se ka respekt për Osmanin e LDK-së, ndërsa për Kadri Veselin e PDK-së, Ramush Haradinajn nga koalicioni AAK-PSD dhe Fatmir Limaj nga Nisma-AKR, ka thënë se “ata tashmë i takojnë së kaluarës, dhe po sillen si opozitarë”.

Tre udhëheqësit e PAN-it që kurrë mos na u kthefshin në Qeveri”, ka thënë ai.