Kryeministri i Kosovë Albin Kurti ka treguar për punët e arritura nga Qeveria më 2022 në fushën e drejtësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se kanë qartësuar e trasuar rrugën për zhvillimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë, bartës i së cilit do të jetë Kuvendi i Republikës.
Më të ai njofton se është miratuar Strategjia e Sundimit të Ligjit dhe Strategjinë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe Planin e veprimit për vitet 2022-2026.
Kurti tregoi se kanë lansuar Protokollin Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale.
Po ashtu njofton se kanë ndryshuar Kodin Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje.
“Komisioni i Venecias i ka aprovuar ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Është miratuar në Kuvend Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.”, tha Kurti
Më tej ai ka shkruar se janë miratuar në lexim të parë Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe ai për Prokurorinë Speciale. Është miratuar në lexim të parë Projektligji për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës.
“Miratuam Planin e Veprimit për zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë”, tha shkruar kreu i Qeverisë së Kosovës.