Kryeministri i vendit Albin Kurti, u takua sot me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti shkroi në Twitter se bashkë me Lajçakun, biseduan për dialogun e Brukselit si dhe për raportin e Komisionit Evropian, që nxori Kosovën si një nga shtetet me progresin më të madh në rajon.
“Sot mirëprita të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Ne diskutuam për dialogun e Brukselit. Përsërita angazhimin tonë ndaj kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke. Raporti i KE-së për Kosovën u vu re si një nga më të mirët në rajon” shkroi Kurti.
Theksojmë se pas takimit me Kurtin, Lajçka kishte thënë se pret që “dialogu të prodhojë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë:.
Psa Kosovës, i dërguari i posaçëm i BE-së do të shkojë në Beograd për të njëjtat çështje.