image Kurti thotë se “vetëmenaxhimi” gjendet në Konventën e KiE për mbrojtjen e pakicave

Politikë

Kurti thotë se “vetëmenaxhimi” gjendet në Konventën e KiE për mbrojtjen e pakicave

news image

Kryeministri Albin Kurti sot ka folur për marrëveshjen e dakorduar në Ohër, për të cilën tha se është dashur të nisë zbatimin qysh dje dhe se për këtë ndërkombëtarët do të duhej ta dënonin Serbinë.

Ai foli edhe për çështjen e Asociacionit, duke thënë se ai gjendet në konventën e Këshillit të Europës për mbrojtjen e pakicave.

“Do të duhej që atë formulimin për vetëmenaxhimin e komunitetit serb që të adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve natyrisht – siç kam thënë në Kuvendin e Kosovës – bëhet fjalë për një formulim, i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sipas Këshillit të Europës”, tha Kurti pasi falënderoi partnerët amerikanë për rolin e tyre në dialog.

I pyetur se a do të ratifikohet kjo marrëveshje në kuvend, Kurti tha se “besoj se tash topi nuk do të duhej të ishte të Kosova”, teksa kërkoi kontributin e të gjithëve për këtë.

“Topi është në anën e Serbisë, pse nuk po nënshkruan ajo”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se në vend se diskutimi, sipas tij, të bëhej se “pse nuk po e nënshkruan Serbia marrëveshjen”, diskutimi po bëhet se “kur do të themelohet Asociacioni”.

“Andaj, është e rëndësishme që t’i qëndrojmë besnikë interesave shtetërore të popullit tonë, sepse ne kemi qenë kreativ”, tha ai para gazetarëve.

/GazetaSinjali/