Pretendenti kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot do të jetë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta ndjekur ndeshjen të Kosovës me Anglinë.
Kurti në mesditë përkrah boksierëve të njohur kosovarë ka përcjellur Turneun Ndërkombëtar të Boksit, “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sikur para tri dekadave, e diela po më përsëritet sot. Në mesditë me bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Fatmir Makollin e Beqir Berishën, kurse pasdite te “Fadil Vokrri” në stadiumin e qytetit me futbollistët tanë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka bërë një lidhje të kësaj të diele me një të diele të para tri dekadave. Edhe në atë kohë thotë Kurti, pas ftores së klubit të Boksit “Prishtina”, në fushë ngadhnjente edhe Fadil Vokrri me Prishtinën.
“Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit “Prishtina”, disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik “Prishtina” me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Sinjali/