image Kurti thotë se për 2 vjet qeverisje në Kosovë s’ka korrupsion

Politikë

Kurti thotë se për 2 vjet qeverisje në Kosovë s’ka korrupsion

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhje me kryetarët dhe sekretarët e qendrave të partisë me të cilën udhëheq, Lëvizja Vetëvendosje, në Kosovë e mërgatë.

Në këtë takim, VV-ja bëri të ditur se është diskutuar situata politike e çështjet organizative të kësaj partie.

Sipas VV-së, gjatë qeverisjes së tyre që në mars bëhen dy vjet, “s’ka korrupsion, ka investime, reforma në sistemin institucional e përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme”.

“Çështjet organizative kanë marrë theks të veçantë trajtimi përgjatë kësaj mbledhje, ku ndarazi janë diskutuar kalendari vjetor i aktiviteteve në qendra, themelimi i nënkomiteteve profesionale në qendra dhe ndërlidhja e tyre me komitetet qendrore”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Më tej, VV-ja paralajmëroi dinamikë më të madhe pranë komunitetit ku strukturat e tyre janë të shtrira.

/GazetaSinjali/