image Kurti thotë se me LDK-në po flasin disa herë gjatë ditës për ta arritur marrëveshjen

Kosovë

Negociatat/ Kurti thotë se me LDK-në po flasin disa herë gjatë ditës për ta arritur marrëveshjen

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pretendenti për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se LVV dhe LDK po punojnë ditë e natë për ta arritur marrëveshjen për të bashkëqeverisur.

Kurti tha se janë marrë vesh që të komunikojnë disa herë gjatë ditës, në mënyrë që arritja e marrëveshjes për koalicion të përshpejtohet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje”, tha Kurti.

Lideri i LVV-së theksoi se me LDK-në janë gjithnjë e më afër arritjes së marrëveshjes për ta formuar qeverinë e re.

Këto komente Kurti i ka bërë pasi u regjistrua si deputet në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/