image Kurti thotë se bordi i ri i ARKEP-it është më i kualifikuari ndonjëherë

Politikë

Kurti thotë se bordi i ri i ARKEP-it është më i kualifikuari ndonjëherë

news image

Të enjten Kuvendi i Kosovës ka votuar bordin e ri të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti sot përmes një reagimi në Facebook, thotë se me një ekip profesionistësh e profesionistesh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, “jemi të bindur që ky është Bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë, dhe kemi besim të plotë që ky Bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e sektorit”.

“ARKEP është rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare. Drejt vendosjes së tij në krye të detyrës kushtetuese dhe ligjore, tash kemi përbërjen e re të Bordit të ARKEP të votuar mbrëmë në Kuvendin e Republikës: Nazim Rahimi – Inxhinier i Postës dhe Telekomunikacionit me 19 vite përvojë në sektorin postar, në ministrinë e linjës dhe ARKEP; Shkumbin Hamiti – inxhinier i Telekomunikacionit e Informatikës me 17 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në Nokia. Hulumtues në akademi e industri me 12 patente për inovacionet e tij; Prof. Dr. Lule Ahmedi –Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës me përvojë 25 vjeçare dhe dhjetëra publikime ndërkombëtare; Rrezarta Duraku Ajeti – Inxhiniere e Telekomunikacionit dhe Master në Administrim Biznesi, me 12 vite përvojë pune në Telekomin e Kosovës. Arijan Qorolli – Ekonomist me 16 vite përvojë pune të analizë tregu në ARKEP”, shkroi Kurti sot në Facebook.

/Gazeta Sinjali/