image Kurti thirrje qytetarëve: Vaksinohuni që të fitoni imunitetin ndaj koronavirusit

Politikë

Kurti thirrje qytetarëve: Vaksinohuni që të fitoni imunitetin ndaj koronavirusit

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka bërë apel te qytetarët që sa më shpejt të vaksinohen kundër virusit.

Këto thirrje kryeministri i bëri në ditën kur në Kosovë është shënuar dhënia e 1.8 milionë vaksinave kundër COVID-19.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot kemi shënuar mbi 1.8 milionë doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Republikën e Kosovës, ndërsa gati 900 mijë qytetarë janë vaksinuar me të paktën një dozë.

“Këto arritje kanë ardhur si rezultat i vullnetit të qytetarëve të Republikës për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët rreth tyre, si dhe i punës së palodhshme të punonjësve shëndetësorë, për të cilën jemi të gjithë falënderues”.

“Mirëpo, përderisa pandemia ende nuk ka marrë fund, edhe fushata jonë e vaksinimit duhet ende të vazhdojë. Për këtë arsye, kemi pranuar dje një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 515,970 dozave shtesë; në total arrihen mbi 1 milion vaksina të dhëna nga ShBA”.

Ai tha se ky donacion do ta ndihmojë Kosovën që të zgjerojë sa më shumë imunitetin mes popullatës sonë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1,433 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800,413 doza të vaksinës.

/GazetaSinjali/