image Kurti thërret konferencë për media me këshilltarin e tij që u intervistua dje nga Policia

Kosovë

Njoftim/ Kurti thërret konferencë për media me këshilltarin e tij që u intervistua dje nga Policia

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin, do të mbajnë sot një konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 10:30 në oborrin e qeverisë, njofton Zyra E Kryeministrit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këshilltari politik i Kurtit, Shkëlzen Gashi, dje u ftua për intervistim nga Policia që hapi një rast ndaj tij pas një postimi në Facebook ku bënte thirrje për rezistencë.

Ndërsa në mbrëmje, Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se ky rast është mbyllur.

“Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur”, njoftoi Prokuroria. /Gazeta Sinjali/