image Kurti: Thaçi më tha hiqe taksën, shkojmë në Washington ta heqim qafe Serbinë

Kosovë

Kurti: Thaçi më tha hiqe taksën, shkojmë në Washington ta heqim qafe Serbinë

news image

Kryeministri Albin Kurti ka zbuluar për herë të parë detaje se çfarë diskutoi me presidentin Hashim Thaçi në takimin dy orësh të para disa ditëve. 

Kryeministri ka thënë se Thaçi i ka kërkuar të heq taksën për të shkuar bashkë me të në Washington, siç ka thënë Kurti “për ta hequr qafe Serbinë”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Më tha, hiqe taksën të shkojmë bashkë në Washington, ta heqim qafe Serbinë përgjithmonë. Këta kryeministrat e tjerë janë të emëruar, unë dhe ti jemi të popullit”, ka deklaruar Kurti në Kuvend. /Gazeta Sinjali/