image Stoltenberg - Kurtit: FSK nuk mund të shkojë në veri pa marrëveshje me KFOR-in

Siguri

Stoltenberg – Kurtit: FSK nuk mund të shkojë në veri pa marrëveshje me KFOR-in

news image

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë dhe misioni i tij është ofrimi i sigurisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Stoltenberg ka deklaruar se ata mbështesin një zgjidhje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kam pasur takim me liderët politikë me zotëri Kurtin dhe zonjën Osmani  dhe mendoj se është e rëndësishme mesazhi që NATO është këtu dhe do të qëndrojë dhe KFOR-i është në Kosovë që të krijojë siguri për të gjitha komunitetet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se marrëveshja e cila ishte nënshkruar në mes NATO-së  dhe ish-presidentit Hashim Thaçi për mosdërgimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës është ende valide.

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it. Kjo reflekton situatën dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balanc. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshjeje politike në kuadër të dialogut Prishtinë –Beograd”, tha ai.

Kurse sa i përket bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Stoltenberg ka thënë se ata mbështesin rolin civil të FSK-së.

“Kemi diskutuar tranzicionin e FSK-së kur është marr vendimi ka thënë se nuk është kohë e përshtatshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë me FSK-në në mandatin origjinal”, ka theksuar ai. /GazetaSinjali/