Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët e Kosovës i dënojnë fuqishëm sulmet terroriste që ndodhën mbrëmë në Austri, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurti ka thënë se terroristët nuk përfaqësojnë asnjë besim, as ndonjë vend.
“Skenat e krimit të të shtënave në Vjenë, Nice dhe Dresden janë akte terrori dhe urrejtjeje dhe njerëzit e Kosovës i dënojnë fuqishëm ato. Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë besim, as ndonjë vend”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/