Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar edhe kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte në Mynih.
Në njoftimin e ZKM-së thuhet se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kurti e ka falënderuar Lituaninë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.
“Në këtë takim bilateral, i pari ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryeministres Simonyte, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kryeministri Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.
Ai pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.”