image Kurti takon homologen e tij nga Estonia, merr ftesë për vizitë zyrtare atje

Politikë

Kurti takon homologen e tij nga Estonia, merr ftesë për vizitë zyrtare atje

news image

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim me homologen e tij nga Estonia, Kaja Kallas.

Ata biseduan për marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve, për arritjet dhe sfidat e qeverive respektive gjatë vitit të kaluar, për menaxhimin e pandemisë, ringjalljen e ekonomisë dhe ballafaqimin me krizën globale energjetike, si dhe për situatën në Ukrainë.

“Menaxhimi i suksesshëm i pandemisë dhe fushata e suksesshme e vaksinimit masiv të popullatës, së bashku me besimin e madh në institucionet qeverisëse, ka ndikuar në përgjigjen pozitive të ekonomisë së vendit gjatë viti 2021. Ndërkaq, qeverisja e mira dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit është pasqyruar edhe në raporte ndërkombëtare, sikurse ai i Transparency International, përkatësisht në indeksin e perceptimit të korrupsionit, në të cilin Kosova vitin e kaluar ka shënuar përmirësim rekord vjetor për 17 vende”, është shprehur Kurti.

Për të diskutuar më gjerësisht mbi format e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, kryeministrja Kallas e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Estoni.​

Ndryshe, ndër të tjera ajo e falënderoi kryeministrin Kurti për marrëdhëniet e mira bilaterale.

/GazetaSinjali/