image Kurti takon gratë aktiviste, thotë se e ka synim barazinë gjinore

Kurti takon gratë aktiviste, thotë se e ka synim barazinë gjinore

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbledhur sot organizata të grave aktiviste, deputete e gra të profesioneve të ndryshme të cilave u ka thënë se barazinë gjinore nuk mund ta arrijë menjëherë, por e ka synim për qeverinë që synon ta krijojë. Në tryezën me temë: Dialogu shoqëror, gratë për zhvillim”, lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, ka thënë se në qeverinë e re gratë do të jenë pjesëmarrëse në secilin nivel, sepse kjo u takon.

Gratë aktiviste të cilat drejtojnë organizata të ndryshme në Kosovë, kanë shpalosur problemet me të cilat përballen gratë në secilën komunë të vendit.

Mungesa e pjesëmarrjes në vendimmarrje, papunësia e përballja me vështirësi në punësim në shëndetësi, arsim e fusha të tjera, kanë qenë çështjet që gratë aktiviste i kanë diskutuar në tryezë me Albin Kurtin.

E ky i fundit, tha se barazia gjinore duhet patjetër të jetë synim, ani pse nuk mund të arrihet për një periudhë të shkurtë kohore.

“Unë nuk po them se do të arrijmë barazinë gjinore menjëherë, apo brenda mandatit por këtë patjetër duhet ta synojmë. Tashmë ne kemi garantuar 30% pjesëmarrje të grave në qeveri në pozita të larta, të ministreve dhe zëvendësministreve, një standard që duhet ta përmirësojmë në të ardhmen duke synuar qe ajo të jetë 50%, ashtu siç është përbërja e shoqërisë sonë. Por shtrohet pyetja si mund të arrijmë këtë, duhen politika emancipuese nga lart që të garantojmë ndryshimin poshtë, dhe duhet organizim e aktivitete poshtë, që jehon edhe lartë. Duhet vepruar në secilin aspekt nga arsimi i lehtësuar e pa pagesë te punësimi pa diskriminim, nga realizimi i të drejtës për trashëgimi e pronë deri të lehtësimet ne shërbimet shëndetësore publik”, tha Kurti.

Kurti tha se në qeverinë e tij gratë do të jenë pjesëmarrëse në secilin nivel, dhe kjo jo për ofrim të hapësirës, por sepse u takon.

“Në qeverinë e re gratë do të jenë pjesëmarrëse në secilin nivel, jo pse ne duhet të ofrojmë hapësirë por sepse ajo u takon. Hapësira e mendimit, veprimit dhe vendimmarrjes është e përbashkët dhe kështu do të jetë në qeverinë e re. Programi i qeverisë së re është program zhvillimor, ne e vëmë theksim të zhvillimi, ne e vëmë theksim te drejtësia. As zhvillimi as drejtësia, nuk janë të mundshme pa barazinë gjinore”, tha ai.

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, tha se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

“As edhe një rast i vetëm prej luftës e deri më tani nuk është ndëshkuar në raport me krimet e dhunës seksuale të luftës. Prandaj, mendoj që qeveria Kurti duhet ti jap një përparësi të veçantë qasjes në drejtësi, për viktimat e dhunës seksuale, për fakti në këto gra, burra e vajza me të drejtë thonë që nuk ka qetësi pa ndëshkim të krimit, dhe mendoj që këtu përtej aktivizmit të shoqërisë civile duhet të ketë prioritet qeveritar”, tha ai.

Ndërsa Xhejrane Lokaj, drejtoreshë e shoqatës “Iniciativa e Grave” në Dragash, e cila me profesion është mami, tregoi problemet me të cilat gratë përballën në këtë komunë.

Sipas saj, ato jetojnë në kushte tejet të vështira dhe përballën me shkallë të lartë të papunësisë.

“Ne nuk kemi mamogram, nuk kemi radiolog, neve ma mungon shumëçka, numri i infermiereve të punësuara është shumë i vogël, pa dashur me prek gjininë tjetër, flasim me përqindje, në fushën e arsimit kemi lëvizje në dy tre vitet e fundit të punësuara disa mësuese, neve na mungon edhe modelet gjinore atje. Mund ta merrni me mend, zero grua në vendimmarrje, zero grua me përgjegjësi, zero, zero nga do që ia nisim”, tha ajo.

Në anën tjetër, Albin Kurti i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, dhe synon të udhëheqë me qeverinë e re të Kosovës, u premtoi atyre se do të u ndihmojë të organizohen sa më shumë.

“Tek unë do ta keni njeriun I cili interesohet që të u ndihmojë të organizoheni sa më shumë, sa më shumë solidaritet gjinor, sepse në burra mund të llogarisni, por jo edhe tepër. Pra është i domosdoshëm organizimi e solidariteti gj9onor, është shumë i rëndësishëm, gruaja duhet të ndihmojë gruan, duhet të ketë aktivitete dhe organizimi në të cilat solidaritet gjinor është vepër”, tha ai.