image Kurti pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

Politikë

Kurti pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

news image

Ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përfaqësuesit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ata u pritën në takim nga kreu i ekzekutivit kosovar, pas takimit që patën me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

FOTO: EkonomiaOnline

Pas përfundimit të këtij takimi, Kurti i shoqëruar nga Escobar e Lajçak, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.

Pas Kosovës, ata do të vizitojnë edhe Serbinë./GazetaSinjali/