image Kurti takohet me tre policët që ishin kidnapuar nga Serbia: I falënderova për qëndresën dhe besimin

Sociale

Kurti takohet me tre policët që ishin kidnapuar nga Serbia: I falënderova për qëndresën dhe besimin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot gjatë ditës tre policët e Kosovës, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema që u rrëmbyen në veri të vendit nga forcat serbe.

Pas këtij rrëmbimi që ndodhi më 14 qershor, tre policët u liruan nga paraburgimi mëngjesin e 26 qershorit.

Qeveria kishte deklaruar se ata janë kidnapuar nga territori i Kosovës, derisa nga Beogradi thanë se ata janë arrestuar në territorin serb.

“Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.”

/GazetaSinjali/