Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, raporton Gazeta Sinjali.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim, Kurti e ka falënderuar Tërnavën për kontributin e tij në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e rregullave dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në kumtesë.
Me Tërnavën Kurti ka biseduar për sfidat me pandeminë dhe veprimet për tejkalimin e vështirësive, si dhe domosdoshmërinë për kujdes e vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit publik./Gazeta Sinjali/