Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë në Britani të Madhe. Ai është takuar me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.
Cleverly përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar për takimin që pati me Kurtin, ku tha se diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve të të dyja vendeve.
“Sot kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përpara Samitit të Procesit të Berlinit. Ne diskutuam për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve të të dyja vendeve. Marrëdhëniet Britani-Kosovë janë të forta dhe të gjata”, ka shkruar ai.