image Kurti takohet me Rashiqin për formimin e Qeverisë

Kosovë

Oferta/ Kurti takohet me Rashiqin për formimin e Qeverisë

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, mëngjesin e së dielës e ka nisur në takim me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Kurti, partia e të cilit ka dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultatit preliminar të KQZ-së, tashmë ka filluar takimet për mundësitë e formimit të Qeverisë së ardhshme.

Bashkë me Rashiq, Kurti ka pirë kafe në njërin nga hotelet e kryeqytetit.

Kreu i LVV-së pritet t’i bëjë ofertë Rashiqit pasi në vazhdimësi ka theksuar nevojën që në përbërjen e Qeverisë së tij mos të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës.