Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot gjatë ditës është takuar me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi.
Kurti ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Lajçak, për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke e konsideruar si diskutim të qetë.
“Pata një bisedë të gjatë me Emisarin @MiroslavLajcak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë ,për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar në twitter kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
Had a long conversation with EUSR @MiroslavLajcak on the sidelines of the 25th SYMI Symposium in Crete on the de-escalation of tensions and normalization of relations with Serbia. We remain committed. The weather was far hotter than our discussion. pic.twitter.com/oGqvDNfU0K
— Albin Kurti (@albinkurti) July 17, 2023