image Kurti në takimin me Lajçakun: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Politikë

Kurti në takimin me Lajçakun: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Mynih sot është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Siç njofton zyra për media e kryeministrit, Kurti e ka informuar Lajçakun për mbarëvajtjen e reformave të nisura në ekonomi edhe në drejtësi, për prioritetet e Qeverisë, për sundimin dhe përpjekjet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, e për të garantuar drejtësi për të gjithë qytetarët.

“U bisedua për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces. Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështetë dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel, për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, njofton ZKM.

Kurti ka theksuar vendosmërinë që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, të ngelen të pacenuara.

/GazetaSinjali/