Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me zëvendëskryeministrin që është edhe kryediplomat italian, Antonio Tajani.
Kurti ka shkruar në Twitter se e ka falënderuar për përpjekjet e tij për promovimin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor.
“E falënderova për përpjekjet e tij në promovimin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor dhe diskutuam mënyrat e thellimit të marrëdhënieve tona ekonomike, përfshirë Forumin e ardhshëm Ekonomik Italian të këtij viti në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.