image Kurti takohet me kryediplomatin britanik: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë

Politikë

Kurti takohet me kryediplomatin britanik: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale që po ballafaqohet Kosova, pas sulmit në fshatin Banjskë të Zveçanit nga grupi kriminal serbë.

Siç njoftoi Kurti, Cleverlynit i ka shprehur nevojën për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për këtë sulm terrorist.

“Diskutuam për situatën aktuale me të cilën po përballet Kosovën. E theksova nevojën për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist dhe shkelje të tjera, dhe potencova rëndësinë e mbështetjes së sigurisë”, shkroi Kurti në platformën X.

Ndryshe, Kurti u shpreh sërish se ky akt ishte i sponsorizuar nga Serbia, ai gjithashtu përmendi vlerën prej mbi 5 milionë euro të armatimit të sofistikuar dhe municioneve të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak të kapur në veri.

Po ashtu, Kurti shtoi se Serbia po vazhdon të kërcënojë Kosovën edhe 25 vjet pas fushatës gjenocidale, gjë që ndërpret punën e zakonshme mes dy shteteve.

“Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, tha ndër tjera kryeministri i vendit, Albin Kurti në Samitin e Berlinit që u mbajt sot në Tiranë.

/GazetaSinjali/