image Kurti takohet me deputetët britanikë, i premtohet mbështetje Kosovës në KiE e NATO

Politikë

Kurti takohet me deputetët britanikë, i premtohet mbështetje Kosovës në KiE e NATO

news image

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Britani i shoqëruar nga ambasadori Ilir Kapiti është takuar me deputetët e Grupeve Parlamentare atje.

Sipas ZKM-së, Kurti  deputetët britanikë i ka njoftuar “për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike, dhe çështje tjera aktuale në Kosovë dhe rajon”.

Në këtë komunikatë thuhet se “Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”.

“Ai iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën. Gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/