image Kurti takohet me Begaj, i shpreh keqardhjen për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive

Politikë

Kurti takohet me Begaj, i shpreh keqardhjen për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy republikave.

Sipas njoftimit nga ZKM, Kurti shprehu keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë, me ç’rast u humb mundësia e nënshkrimit të 13 marrëveshjeve të reja nga të cilat do të përfitonin qytetarët tanë.

Kryeministri e falënderoi presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt të agresionit dhe duke kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre.

Kurti ndër të tjerash e njoftoi presidentin Begaj me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në komunat në veri, teksa riktheksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhjeve për rrugën përpara.

/GazetaSinjali/