image Kurti takohet me Apostolovën, diskutojnë për tarifën ndaj mallrave serbe

Kosovë

Taksa/ Kurti takohet me Apostolovën, diskutojnë për tarifën ndaj mallrave serbe

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Një nga temat e këtij takimi ishte vizita zyrtare e Kryeministrit Kurti në Bruksel, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, kryeministri Kurti argumentoi se heqja e plotë e saj do të vijë si rrjedhojë e vendosjes së besimit në respektin e plotë e të ndërsjellët mes të dyja palëve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Albin Kurti më 27 shkurt përmes një konference për media kishte thënë se nëse Serbia dëshmon se do ta ndalë fushatën për çnjohje  ndaj Kosovës, Qeveria do ta largojë plotësisht tarifën 100%, më 1 prill 2020.

I pari i Qeverisë pavarësisht presionit ndërkombëtar po insiston në vendimin që tarifa të hiqet gradualisht duke u zëvendësuar me reciprocitet./Gazeta Sinjali/