image Kurti takohet me ambasadorin e Zvicrës, diskutojnë për masat e ndërmarra për koronavirusin

Kosovë

Politikë/ Kurti takohet me ambasadorin e Zvicrës, diskutojnë për masat e ndërmarra për koronavirusin

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Kryeministri Kurti dhe Ambasadori Lebet diskutuan për situatën e krijuar nga koronavirusi në Kosovë dhe masat që i ka marrë qeveria deri më tash.

Kurti e njoftoi Ambasadorin Lebet se Komisioni Qeveritar për parandalim të infeksionit me koronavirus po e mban gjendjen nën kontroll, me organizimin e qendrave për karantinë dhe se të gjithë të sëmurët janë në gjendje stabile.

Ndryshe, në Kosovë deri tani janë konfirmuar 22 raste të prekura nga pandemia globale COVID-19./GazetaSinjali/