Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Në këtë takim u bisedua për situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID- 19, ku Grondahl shprehu gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Kosovës në përpjekjet e saj për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit korona.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimet e sinqerta për përkrahjen e shtetit Norvegjez dhe bëri thirrje për solidaritet në mes të gjitha shteteve të cilat po ballafaqohen me pandeminë COVID- 19.
Të dy u zotuan të shtojnë bashkëpunimin në mes dy shteteve në të gjitha fushat./Gazeta Sinjali/