image Kurti takohet me ambasadoren e Finlandës Stjervall

Kosovë

Politikë/ Kurti takohet me ambasadoren e Finlandës Stjervall

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall.

Kryeministri Kurti dhe ambasadorja filandeze Stjernvall kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Kurti e falenderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe ndihmën që Finlanda i ka ofruar Kosovës gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit, ndërsa ajo e uroi kryeministrin për detyrën e re.

Takimi është mbajtur pa prezencën e mediave dhe pas takimit kryeministri e ambasadorja nuk janë deklaruar për media./GazetaSinjali/