Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se ka mbërritur në Forumin e Prespës, aty ku është takuar me kreun e Partisë së BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministrin Artan Grubi e ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti tha se kanë diskutuar për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia dhe nevojë e lirimit të menjëhershëm të tyre.
Kurti ndër të tjerash ka thënë se shkeljet e integritetit territorial të Kosovës nga Serbia duhet të dënohen.
Postimi i plotë:
Arrived @PrespaForum & met w/ BDI party head Ali Ahmeti, and 🇲🇰deputy PM @ArtanGrubi & MFA @Bujar_O. We discussed the abduction of the 3 Kosova police officers by Serbia & the need for their immediate release. Violations of 🇽🇰's territorial integrity by Serbia must be condemned. pic.twitter.com/tuX1qsbvQB
— Albin Kurti (@albinkurti) June 16, 2023