image Kurti: Takimi pozitiv, propozimi evropian i pranueshëm

Politikë

Kurti: Takimi pozitiv, propozimi evropian i pranueshëm

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit në Bruksel.

Ai ka thënë se ky takim ishte pozitiv dhe se ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.”.

/GazetaSinjali/