image Kurti: Ta kundërshtojmë njëzëri Grenellin, ia shohim hajrin

Kosovë

Kurti: Ta kundërshtojmë njëzëri Grenellin, ia shohim hajrin

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Emisari Special i SHBA-së, Richard Grenell duhet të kundërshtohet nga të gjithë, njëjtë siç u veprua me ambasadorin Gelbard në vitin 1998.

Kurti ka thënë se kur ambasadori Robert Gelbard kishe deklaruar se UÇK-ja është terroriste ai është kundërshtuar njëzëri dhe është zëvendësuar me Richard Holbrooke.

“Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kreu i LVV-së në vazhdimësi ka sulmuar të dërguarin e Presidentit Trump, Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi, madje duke e akuzuar si shkaktar për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga ai.

Kurti ka refuzuar takimin virtual me komunitetin shqiptaro-amerikan me krerët e institucioneve shtetërore e të partive politike rreth takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë duke e konsideruar se një takim i tillë do të legjitimonte një proces i cili po zhvillohet në mungesë të informimit të respektit për qytetarët. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/albini2017/posts/942416349591583?__xts__%5B0%5D=68.ARBqpaHn8wr-F4RvILfEiLe4FF-JRVp7daLVog7Vwu04P_taVYmQRmxvAwxr3ML2PD_nb5Ad-3l2fEB5qXnN3PWNC8-g_bvh6QgJYJpr-sF9aTNtdrTN1NLOLl0GVz3cMNR7EpY_6MNlfy49XO1sfJMPGIj6BRDQDeJjrHvvLXfmHwV_kc_VgyGOU49f-4E7A8dPZDvHpMnhswnlGz-niMw1rEP-cRdHXhZB6CtDL0KTI_O3LS8vJDYOfKQ_WQA7QZyZNObhGjy0LINMaUKgKHWucFIPG79tSSLieoAWAXsGnxwUmnDdqvmel86MeoPHpB2VKqP1HBypExwOk3I&__tn__=-R