image Kryeministri Kurti: Synojmë të marrim sa më shumë vaksina antiCOVID që mërgata të vijë verës

Shëndetësi

Kryeministri Kurti: Synojmë të marrim sa më shumë vaksina antiCOVID që mërgata të vijë verës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se synimi i tyre është që të furnizohen me sa më shumë vaksina antiCOVID në mënyrë që në verë të mund të vijnë mërgata dhe t’i japin hov rimëkëmbjes ekonomike.

“Prioritet i ynë është sigurimi i vaksinave. Synimi është që të marrim sa më shumë vaksina që në stinën e verës të vijë mërgata jonë që kësisoj të ja jap një hov rimëkëmbjes ekonomike“, tha ai.

Tutje, Kurti tha se me programin e Qeverisë është e domosdoshme që të ketë një kulturë të re politike në vend.

“Ne kemi theksuar me programin tonë që është e domosdoshme është që të kemi një kultur të re të qeverisjes politike me transparencë radikale, kompetenca profesionale, integriteti personal i zyrtarëve bëhen bashkë”, shtoi ai.

Po ashtu, Kurti tregoi edhe për synimet dhe prioritetet tjera të Qeverisë.

“Do t’i shikojmë asistencat e skemave sociale dhe do ta reformojmë sistemin pensional. Do të aktivizojmë fuqinë punëtore, do të sigurojmë shtesat për fëmijë, duke mos harruar punësim sezonal për një anëtar të familjes, pastaj një vit për të rinjtë nga mosha 16 deri 18 vjet dhe rimbursim në fund të vitit për familjet e varfëra. Do ta rrisim pagën minimale në 250 euro për 40 orë pune në javë. Do ta 5fishojmë numrin e inspektorëve. Do të aplikojmë për antarësim në BE”, tha Kurti./Gazeta Sinjali/