image Kurti: S’pres rrugë të lehtë përpara, do të ketë shumë kurthe nga Serbia

Politikë

Kurti: S’pres rrugë të lehtë përpara, do të ketë shumë kurthe nga Serbia

news image

Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvend për marrëveshjen e Ohrit, tha se do të donte që ajo të ishte përfundimtare, por se iu desh të zgjedhte.

“Unë jam kritikuar në këtë Kuvend edhe për propozimin e nënshkrimit të një marrëveshje, e cila nuk është përfundimtare. Të gjithë do të donim që marrëveshja të ishte përfundimtare. Mirëpo, mes asaj të refuzohet gjithçka pse marrëveshja s’është përfundimtare apo të themi po sepse është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe sidomos platformë solide për të ecur përpara. Natyrisht që me gjithë dijen, kapacitetin, fuqinë që kemi vendosur që duhet t’i themi po marrëveshjes bazë drejt një marrëveshje finale sa më parë”.

Kurti tha se njohja de facto është e qartë në këtë marrëveshje, ndërsa ajo reciproke ndodh kur normalizimi i raporteve të jetë i plotë.

“S’është pjesë e premtimeve deklarative apo verbale të thëna në mënyrë të paqartë. Normalizimi i plotë nënkupton njohjen reciproke. S’pres rrugë të lehtë përpara, duhet të jemi vigjilentë, do të ketë shumë kurthe. Serbia do të vazhdojë të lobojë kundër. Me deklarata publike është shprehur kundër pjesëve të asaj që është nënshkruar dhe zbatimit të asaj”.

Kurti në fund tha se Kosova ka vendosur që pa hezitim si adresë të vetme ta shohë BE-në e NATO-n, si dhe se do të vazhdojë në rrugën e saj euroatlantike.

/GazetaSinjali/