Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot do të vizitojë Malishevën e cila me 66 raste të konfirmuara me koronavirus është komuna më e prekur në Kosovë.
Sipas njoftimit në faqen e Zyrës së kryeministrit, qëllimi i vizitës do të jetë për të parë nga afër nevojat që ka kjo komunë në përballjen me koronavirus.
Me të njëjtin qëllim, kryeministri në detyrë do ta vizitojë edhe Prizrenin.
Dje Kurti ka qëndruar në Gjakovë, Klinë dhe Pejë./Gazeta Sinjali/