image Kurti sot merr detyrën, pritet mbledhja e kabinetit të ri qeveritar

Kosovë

Politikë/ Kurti sot merr detyrën, pritet mbledhja e kabinetit të ri qeveritar

news image

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, sot do ta pranojë edhe solemnisht detyrën e shefit të ekzekutivit.

Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, i cili do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës është paraparë të mbahet në orën 11:00.

Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re.

Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra./Gazeta Sinjali/