Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të pres në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Takimi mes Kurtit dhe Xhaferit pritet të mbahet në ora 11:00 në objektin e Qeverisë, raporton Gazeta Sinjali.
Kryetari Xhaferi përveç kryeministrit do të takojë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.