Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter për dhunën dhe agresionin e Serbisë që thotë të jetë intensifikuar.
Kurti kujtoi ngjarjen e dy viteve më parë, kur Serbia afër kufirit me Kosovën kishte dërguar avionë luftarakë MiG-29, si dhe ambasadori rus në Beograd ishte afruar kufirit me Kosovën.
Kurti thotë se Kosova është e vendosur për ta mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në gjithë vendin.
”Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Tensionet në veri janë përsëritur viteve të fundit. Së fundmi, një grup terrorist vrau policin Afrin Bunjaku, që më pas mori gradën si hero i Kosovës.
Two years ago, Serbia sent MiG-29 fighter jets & Russia's Ambassador to our border to intimidate us. Since then, their violence and aggression have intensified. But we remain resolute in our commitment to safeguarding democracy and the rule of law throughout the Republic of 🇽🇰.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2023