image Kurti: S’ka dyshim, Serbia sponsor i terrorizmit brenda Kosovës

Siguri

Kurti: S’ka dyshim, Serbia sponsor i terrorizmit brenda Kosovës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish për sulmin terrorist të ndodhur dje në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizonim e kësaj dhune terroriste, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeministri Kurti në platformën “X”, ka publikuar disa fotografi të armëve që i përkisnin grupit terrorist të cilat i konfiskoi Policia e Kosovës, e të cilat i ekspozoi sot para mediave.

Në këtë reagim të tij, Kurti tha se autorët e këtij sulmi nuk ka dyshim se kanë qenë me mbështetje nga Serbia, e cila duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse.

”Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara nga Policia e Kosovës. Operacioni antiterror i pas sulmit të djeshëm – nuk lini vend për dyshime: Autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Njëjtë deklaroi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila u shpreh se “veprimet terroriste dhe akti i agresionit” janë të orkestruara dhe të mbështetura nga Beogradi.

“Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë”, tha ajo.

/GazetaSinjali/