image Kurti: Situata me COVID-19 është alarmante, jemi të obliguar të veprojmë

Shëndetësi

Kurti: Situata me COVID-19 është alarmante, jemi të obliguar të veprojmë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar vendosjen e masave të reja antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti vlerëson se situata me pandemi në Kosovë është alarmante, andaj thotë se janë të detyruar të veprojnë.

“Gjendja emergjente e shëndetit publik, na detyron që të kufizojmë lirinë e lëvizjes, lirinë e tubimit, e të drejtën e privatësisë, dhe lirinë e dhënies së shërbimeve dhe të administrimit të biznesit. Këto kufizime janë të bazuara në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, dhe ashtu siç kanë konstatuar ekspertët shëndetësor nga IKShPK dhe OBSh, janë rreptësisht të nevojshme atëherë kur situata epidemiologjike është e rënduar”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, këto masa që u miratuan sot në mbledhjen e qeverisë u kushtojnë rëndësi tri objektivave.

“Minimizimit të ekspozimit ndaj COVID-19 dhe ngadalësimit të përhapjes së tij, ashtu që kapacitetet shëndetësore të shëndetit publik të mos përmbyten përtej limit të tyre; ruajtjes së shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve; dhe, për aq sa është e mundur, mbajtjes së aktivitetit ekonomik të hapur.”

Në mënyrë që, “të ruajmë njëri-tjetrin, që të mbrojmë shëndetin tonë publik, që të kujdesemi edhe për personelin tonë shëndetësor i cili po kujdeset për shëndetin tonë”, Kurti bën thirrje që të të respektohen, të cilat thotë se janë treguar efektive dhe tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë.

I pari i ekzekutivit tha se janë të angazhuar që të sigurojnë sa më shumë vaksina antiCOVID.

“Ruani distancën fizike, mbajeni maskën mbrojtëse e higjienën personale dhe ajrosini ambientet ku jetoni e punoni. Ndërkohë, po vazhdon vaksinimi dhe po angazhohemi që sa më shpejt të sigurojmë sa më shumë vaksina të reja”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 është bërë i frikshëm. Në bazë të analizës së situatës…

Posted by Albin Kurti on Monday, April 5, 2021