Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës në Forcat e Sigurisë së Kosovës, ka shprehur kënaqësinë që ndodhet para FSK-së, ku ka përmendur edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak që do ta bëjë si Kryeministër.
“Diciplina dhe përkushtimi juaj janë virtyte e vlera që duhet t’i posedojmë secili nga ne, prandaj dhe do ta bëjmë të detyrueshëm shërbimin ushtarak sepse përvoja ushtarake na duhet që të përballemi edhe gjatë paqes”, është shprehur Kurti.
Ai gjithashtu ka lartësuar sakrificat e ushtarëve që bëjnë në punën e tyre, që sipas tij FSK-ja ka bërë krenarë gjithë vendin me ndihmat që i bënë shtetit të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Kurti theksoi se Kosova nuk është shtet robërues por popull që mbronë lirinë.
“Jemi popull paqedashës dhe liridashës, ne nuk kemi robëruar popuj të tjerë por kemi mbrojtur dhe do të mbrojmë lirinë tonë’’, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti në seancën solemene të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, nuk mori fjalën për të uruar 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës./ Gazeta Sinjali/