Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për mosshkuarjen e tij te varri i ish-presidentitIbrahim Rugova.
Ai ka thënë se shkuarje te varri i Rugovës më shumë është një gjest simboli, të cilit ai thotë se nuk dëshiron t’ia jap vlerën artificiale.
“Kështu ishte deri më tash… ndoshta”, ka thënë Kurti në emisionin N”konak.
Më pas, Kurti ka thënë se e vlerëson kontributin e Rugovës dhe konsistencën e tij, edhe nuk pajtohet për shumë vendime të tij, sidomos për rezistencën pasive.
“Ne e respektojmë njëri-tjetrin për të gjallë”, ka thënë tutje ai