Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po thotë se kanë “filluar të punojnë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes, në 05:00”, në rrugën Gjilan-Kllokot.
Krejt kjo, sipas tij, po ndodh për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës si dhe mos pengimi i qarkullimit gjatë ditës;
“Në Rrugën Gjilan-Kllokot, kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes, në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës e gjithashtu që të mos pengojmë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, të cilin kryesisht e frekuentojnë bashkatdhetarët nga mërgata. Ministri Liburn Aliu dhe zv.ministri Hysen Durmishi vizitojnë dhe falënderojnë punëtorët”, shkroi ai.