image Kurti sërish u bën thirrje serbëve t’i konvertojnë targat në RKS

Politikë

Kurti sërish u bën thirrje serbëve t’i konvertojnë targat në RKS

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve serbë t’i konvertojnë targat në  RKS.

Këtë deklaratë, kryeministri Kurti e tha pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë.

Ai tha se targat e stërvjetruara duhet që të konvertohen nga serbët.

“Unë i ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetruara që t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti pasi këtij aktiviteti do të presë në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila aktualisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani.

/GazetaSinjali/