Kryeministri Albin Kurti u ka bërë edhe një herë thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet e Kosovës.
Në hapje të mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kurti tha se deri sot në mëngjes, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 12 qortime/vërejtje për personat që nuk i kanë zëvendësuar targat e automjeteve që i lëshon Serbia.
“Bëj thirrje edhe një herë që të mos bojkotohen e të mos braktisen institucionet”, tha Kurti.
Kryeministri tha se Kosova është “partnere e besueshme e miqve të saj”.
Serbët, tha ai, kanë probleme me sulmet, bombat, trysninë e kërcënimet me të cilat po përballen, duke theksuar se ato po urdhërohen nga Beogradi.
“Ne jemi qeveri e të gjithëve, kundër kriminelëve”, tha Kurti.