image Kurti: Serbia operatori i vetëm i armëve kineze në Evropë, ky është haptas agresion i dhunshëm ndaj Kosovës

Politikë

Kurti: Serbia operatori i vetëm i armëve kineze në Evropë, ky është haptas agresion i dhunshëm ndaj Kosovës

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sistemi raketor FK-3 i përdorur nga Serbia është armatim kinez, teksa i njëjti shton se përdorimi i këtij sistemi raketor e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti në llogarinë e tij në platformën “X”, shkroi se përdorimi i armës kineze FK-3 (versioni eksportues i HQ-22), duke përfshirë edhe dronët CH-92, i përdorur nga Serbia, shfaq hapur agresionin e dhunshëm në Kosovë.

“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

/GazetaSinjali/