Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për çështjen e Asociacionit edhe gjatë ditës së sotme.
Kurti një fjalim të mbajtur, pasi që ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Mon Balajt e Arben Xheladinit, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së tyre, ka thënë se Serbia është në panik dhe sa më parë do t’i bëjë bashkë 10 kryetarë të komunave që udhëhiqen nga Lista Serbe, ta shpallë një president të “Zajednicës” e ta shkelë ministrin e Qeverisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Për këtë arsyeje, sipas tij, shteti serb po e kërkon me insistim formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kosova ka nevojë për më shumë demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik, te komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste. Prandaj, Serbia është në panik, duan që t’i bëjnë bashkë sa më parë 10 kryetarë komunash të së njëjtës parti, që e dirigjojnë ata, ta shpallin një president ‘Zajednice’ e me atë ta shkelin ministrin tonë, të Qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb, e padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka deklaruar Kurti.
Këto deklarime Kurti i ka bërë pas homazheve te pllaka përkujtimore e ish-aktivisteve të VV-së, Mon Balajt e Arben Xheladinit, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së tyre.