image Kurti: Serbët nuk do të dilnin në zgjedhje, pra kjo shtyrje është për serbët

Politikë

Kurti: Serbët nuk do të dilnin në zgjedhje, pra kjo shtyrje është për serbët

news image

Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri Kurti ka komentuar edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve në katër komunat në veri.

Kurti tha se zgjedhjet janë shtyrë me vendim të Presidentes së Kosovës dhe jo thjeshtë se policia ka konstatuar rrezik, por nuk ka kushte për votë të lirë.

“Zgjedhjet u shtynë me vendimin e Presidentes, znj. Osmani, jo thjeshtë se policia ka konstatuar rrezik, por nuk ka kushte për votë të lirë. Frika është edhe më e madhe sesa rreziku. Dhe kjo frikë nuk krijon kushte për zgjedhje të lira, për votë të lirë” – tha Kurti.

Ai madje shtoi se nëse do të mbaheshin zgjedhjet shqiptarët, boshnjakët, romët dhe të tjerët do të dilnin në zgjedhje, por serbët nuk do të dilnin dhe kjo shtyrja e zgjedhjeve po bëhet për serbët.

“Po të mbaheshin zgjedhjet sot 1 javë, shqiptaret, boshnjakët, romët, do të dilnin në zgjedhje, por serbët nuk do të dilnin, pra kjo shtyrja është për serbët” – shtoi ai.

/GazetaSinjali/